Tensioni me SHBA, BE vendos të nisë bisedimet për tregtinë me Australinë dhe Zelandën e Re

Tensioni me SHBA, BE vendos të nisë bisedimet për tregtinë me Australinë dhe Zelandën e Re

13:05, 22/05/2018
A+ Aa A-

Vendet e BE i hapën rrugën të martën bllokut, që të fillojë bisedimet për tregtinë e lirë me Australinë dhe Zelandën e Re në një përpjekje për të krijuar aleanca të reja pasi u rritën tensionet tregtare me SHBA.

Komisioni Europian që negocioi ne emër të 28 vendeve anëtare të BE tha se se Shefja për Tregtinë e BE, Cecilia Malmstrong, do t’i vizitojë të dy shtetet për të hapur bisedimet në qershor para se negociatorët të mblidhen në korrik në Bruksel për raudin e parë të bisedimeve.

BE parashikon që marrëveshjet ambicioze dhe gjithëpërfshirëse do të mund të rritin eksportet në të dy vendet me një të tretën në terma afatgjatë megjithëse ka disa pengesa lidhur me hapjen e tregjeve të BE për produktet të fermave si gjalpë dhe mish viçi.

Blloku është partneri i tretë më i madh tregtar i Australisë dhe Zelandës së re. "Pavarësisht nga distanca, tregtia midis BE dhe këtyre dy vendeve është thuajse e njëjtë si për në Meksikë apo Kanada, “u shpreh Komisioni.

Qëkurse planet e BE për një aleancë tregtare me SHBA u ngrinë që nga fitorja në zgjedhje e Donald Trump, BE është përqëndruar në vend të kësaj që të në mbrojtjen e tregjeve të hapura dhe nënshkruar marrëveshje me vende të tjera./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco