Burgu pa roje dhe pa armë në Brazil

Burgu pa roje dhe pa armë në Brazil

11:35, 22/05/2018
A+ Aa A-

Ditën e parë në qelinë e saj të re, Tatianë Correia de Lima nuk e njohu veten. “Ishte e çuditshme ta shihja veten sërish në pasqyrë”, tha nëna 26 vjeçare me dy fëmijë, që po vuan një dënim prej 12 vjetësh në Brazil, shkruan BBC.  “Në fillim nuk e dija kush isha”. 

Ky vend i Amerikës së Jugut ka popullimin e katërt më të madh të burgjeve në botë dhe burgjet e tij janë rregullisht sulmuar për kushtet e varfra të tyre, me mbipopullimin e vazhdueshëm dhe trazirat vdekjeprurëse që shkaktojnë bandat brenda tij.

26-vjeçarja Lima sapo ishte zhvendosur nga burg parësor i sistemit drejt një objekti të drejtuar nga Shoqata për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e të Dënuarve, Apac, në qytetin e Itauna në shtetin Minas Gerais.

Ndyshe nga burgu, “që ta grabit feminilitetin” siç thotë Lima, në burgun e Shoqatës ajo është lejuar të veshë rrobat e saj dhe të ketë një pasqyrë, të bëjë grim dhe lyejë flokët. Por dallimi ndërmjet këtyre dy regjimeve të burgeve është shumë më i thellë.

Nuk ka roje

Burgu i Shoqatës, ky lloj sistemi i Apac, po bëhet i njohur në rritje si më i sigurt, më i lirë dhe më human ndaj krizës në burgjet e vendit.Në 20 mars, një burg i ri i Apac u hap në Rondonia, i pari në veri të vendit, duke e çuar në total numrin e të tilla objekteve në 49.

Të gjithë të burgosurit në Apac duhet të kenë kaluar nëpër sistemin e zakonshëm të burgjeve dhe të kenë shfaqur pendim si dhe të tregohen të gatshëm të ndjekin regjimin strikt për punë dhe studim që është filozofia e këtij sistemi.

Nuk ka roje dhe armë dhe vizitorët priten nga një i burgosur që hap derën kryesore në burgun e vogël të grave.

I burgosuri shkon në “suitën bashkëshortore”, një dhomë e dekoruar bukur me një shtrat dopio ku gratë lejohen të kalojë orë me partnerët e tyre që i vizitojnë nga jashtë. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco