VIDEO/ Vullkani më aktiv në SHBA, po përparon me 210 metra në orë

VIDEO/ Vullkani më aktiv në SHBA, po përparon me 210 metra në orë

10:56, 22/05/2018
A+ Aa A-

Kilauea quhet vullkani që shpërtheu ditë më parë në ishullin e Hawai’t në SHBA. Është ky një ndër 5 vullkanet aktive që  vazhdojnë të formojnë ishullin e njohur, e poashtu është edhe më aktivi ndër këta të pesta.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg vendeve ku llava e vullkanit shkarkohet në oqean, për shkak të gazrave që shkarkohen pas kontaktit me ujin.

Kilauea është vullkan aktiv në 35 vitet e fundit, por së fundmi ka filluar të nxjerrë më shumë llavë, ndërsa ndodhi edhe një tërmet prej 6,9 shkallësh të Rihterit, dridhja më e fortë e regjistruar prej vitit 1975.

Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar pas erupsionit të fundit në ishull. Degë më e shpejtë e ‘lumit’ vullkanit vazhdon të rrjedh me shpejtësi 210 metra për orë.

Më poshtë pamjet e aktivitetit vullkanik:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco