Fshehu abuzimet seksuale me fëmijët, dënohet arqipeshkvi australian

Fshehu abuzimet seksuale me fëmijët, dënohet arqipeshkvi australian

08:40, 22/05/2018
A+ Aa A-

Një gjykatë australiane e ka shpallur fajtor arqipeshkvin katolik për fshehjen e abuzimeve seksuale me fëmijët në vitet 1970.

Philip Wilson, arqipeshkvi i Adelaides, bëhet zyarti më i lartë i Kishës Katolike në botë që akuzohet dhe dënohet për një evpër penale.

U zbulua se ai kishte mbuluar abuzimin me djemtë e altarit nga prifti pedofil, koleg i tij, në New South Ëales.

Gjatë gjyqit, ai mohoi se i ishte treguar abuzimi prej disa prej viktimave.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kisha të mërkurën, Ëilson tha se ai ishte pa dyshim i zhgënjyer me vendimin dhe do të shqyrtonte të gjitha hapësirat ligjore.

Muajin e kaluar, Wilson tha në Gjykatën vendore të Neëscastle se ai nuk kishte dijeni për veprimet e priftit James Fletcher që ndodhën kur ai ishte prifti ndihmës në Maitland, 130 km larg në veri të Sidney.

Prifti abuzues Fletcher u dënua më pas në 2004 për 9 raste abuzimi me fëmijët dhe vdiq në burg në vitin 2006.

Një nga viktimat e tij, ish djali i altarit Peter Creigt, tha se ai e kishte rrëfyer abuzimin me detaje në vitin 1976 tek Ëilson, pesë vjet pasi i kishte ndodhur.

Gjyqtari Robert Stone e besoi se z. Creight ia kishte treguar Wilson se ishte abuzuar dhe  ia hodhi poshtë pretendimet këtij të fundit se nuk i kujtohej biseda; gjyqtari tha se dëshmitari, i abuzuari që fëmijë nga prifti, ishte i besueshëm.

Prifti e dinte se ajo që ai po dëgjonte ishte një pohim i besueshëm dhe e akuzoi se ai kishte dashur të mbronte reputacionin e tij dhe Kishën./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco