Bulgaria u rikthehet impianteve bërthamore

Bulgaria u rikthehet impianteve bërthamore

23:08, 21/05/2018
A+ Aa A-

Qeveria bullgare ka njoftuar se u është rikthyer planeve për riaktivizimin e centraleve bërthamore. Gjatë një vizite në Moskë, presidenti Radev ka deklaruar se Rusia është e mirëpritur të marrë pjesë në projekt.

Bullgaria i është rikthyer planit të saj për zhvillimin e një impianti bërthamor dhe ka deklaruar se Rusia është e mirëpritur t’i bashkohet projektit. Ka qenë presidenti Rumen Radev që ka përcjellë mesazhin pas një takimi të mbajtur me kryeministrin rus Dmitry Medvedev në Moskë.

Qeveria bullgare anuloi planin për impiantin prej 2 mijë megawat në vitin 2012 pasi dështoi në gjetjen e investitorëve. Vendi u përball gjithashtu me presionin e Uashingtonit dhe Brukselit, që kërkonin reduktimin e vartësisë energjetike nga Rusia, që ishte kontraktuar për të ndërtuar centralin. Por javën e kaluar qeveria në Sofie vendosi t’i kërkojë Parlamentit që të shfuqizojë ligjin që i ndalon zhvillimin e projektit bërthamor.

“Ne i kemi bërë publike planet tona dhe kjo nënkupton edhe pjesëmarrjen e Rusisë në to”, tha Radev.

Radev shtoi gjithashtu se shpreson që bisedimet për depërtimin direkt të gazit rus në Bullgari të mund të rifillojnë. 6 vjet më parë, kur anuloi projektin, Bullgarisë iu desh t’i paguante mbi 620 milionë euro kompanisë shtetërore ruse të energjisë atomike “Rosatom”, por siguroi aparatura për reaktorë më fuqi 1 mijë megawat secili.

Ndaj tani, vendi anëtar i BE’së duhet të vendosë se çfarë do të bëjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco