Gina Haspel betohet si Kreu i CIA/ Trump: Nuk ka person më të kualifikuar ...

Gina Haspel betohet si Kreu i CIA/ Trump: Nuk ka person më të kualifikuar ...

19:39, 21/05/2018
A+ Aa A-

Gina Haspel është betuar sot në një ceremoni në prani të Presidentit Donald Trump,  për marrjen e detyrës së Kreut të CIA. Haspel është e para grua në këtë pozicion në të gjithë historinë e CIA-s.

Para pak ditësh ajo u votua në Senatin amerikan, pavarësisht kritikave të demokratëve.  Haspel ka qenë pjesë e CIA prej shumë vjetësh duke mbajtur pozicione të ndryshme në agjensi.

Në ceremoninë e mbajtur sot në selinë qendrore të CIA-s në Langley të Virxhinias, Trump e quajti Haspel një person të fortë dhe tha pohoi se ajo nuk do të tërhiqet kurrë kur është fjala për mbrojtjen e vendit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk ka një person më të kualifikuar se Gina Haspel për këtë detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco