Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Ushtria siriane merr kontrollin e plotë të Damaskut

Ushtria siriane merr kontrollin e plotë të Damaskut

19:34, 21/05/2018
A+ Aa A-

Ushtria siriane ka bërë të ditur se ka marrë kontrollin e plotë të zonave përreth kryeqytetit Damask, për here të parë pas gjashtë vjetësh.

“Damasku dhe zonat përreth janë plotësisht të sigurta” ka deklaruar gjenerali Ali Mayhoub.

Ky lajmërim vjen pasi trupat ushtarake kanë larguar militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik nga kampi i refugjatëve palestinezë Yarmouk dhe distrikti Hajar al-Aswad.

Gjithashtu është raportuar se disa xhihadistë janë evakuuar me autobusë për në lindje të Sirisë.

Lufta civile në Siri kishte filluar në vitin 2011 pas disa protestave kundër presidentit Bashar al-Assad. Vitin që pasoi qeveria filloi të humbë kontrollin e disa pjesëve të qytetit Damask dhe territore nëpër pjesë tjera të vendit, ndaj xhihadistëve dhe rebelëve.

Intervenimi në këtë konflikt nga Rusia dhe Irani, të dyja vende aleate të Assad, ka kthyer luftën në favor të tij viteve të fundit dhe ka mundësuar që të rivendos kontrollin në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha nëpër Siri.

Këto luftime kanë lënë të vdekur rreth 350 mijë persona ndërsa 11 milionë të tjerë janë të zhvendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco