Akuzohet për përdhunim Regjisori i famshëm

Akuzohet për përdhunim Regjisori i famshëm

09:17, 21/05/2018
A+ Aa A-

Akti i sulmit seksual sipas akzueses ka ndodhur në një pallat parisien. Viktima, e cila u ankua për regjisorin, shpjegoi se ishte droguar pa dijeninë e saj.

Ndërkohë pas denoncimit të aktores, një hetim për përdhunimin është nisur kundër një prej regjisorëve më të njohur të filmit francez, Luc Besson. Incidenti i dyshuar mendohet se ka ndodhur në hotelin Bristoln në Paris të enjten, tha zyra e prokurorisë e Parisit për CNN.

Regjisori akuzohet se ka përdhunuar një aktore 27-vjeçare. Besson mohon të gjitha akuzat. "Luc Besson kategorikisht i mohon këto akuza fantaziste,"-tha avokati i tij, Thierry Marembert.

Pretendime për përdhunim u shfaqën ditën e fundit të festivalit të filmit në Kanë, ku sjellja seksuale në industrinë e argëtimit ishte një temë dominuese. Besson është një nga regjisorët më të famshëm të Francës. Ai ka shkruar dhe prodhuar rreth 100 filma përfshirë The Big Blue, Taken dhe Lucy. Filmi i tij i fundit si regjisor Valerian është nxjerrë në treg në korrik të vitit të kaluar.

Regjisori thuhet se është jashtë vendit dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia lidhur me akuzat për përdhunim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco