Trafikantët nuk ndalen, Policia indiane nxjerr kapsula kokaine nga barku i ….

Trafikantët nuk ndalen, Policia indiane nxjerr kapsula kokaine nga barku i ….

08:51, 21/05/2018
A+ Aa A-

Policia indiane ka bërë të ditur se kanë nxjerrë 106 kapsula të kokainës nga barku i një gruaje, e cila ka dashur që t’i kontrabandonte ato.

25 vjeçarja e cila u arrestua në aeroportin nacional në Delhi, ka kaluar disa javë në spital për t’u mjekuar nga efekti i kokainës.

Zyrtarët nga departamenti i narkotikëve kanë thënë se ky është numri më i madh i kapsulave që ndonjëherë kanë nxjerr nga një person, raporton BBC.

Ata po ashtu kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë të kualitetit të lartë nga Kolumbia, për dallim nga rastet e ngjashme ku përdoret drogë e dobët apo e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco