Votimet në Venezuelë, dalin rezultatet, Maduro fiton, opozita akuza për manipulim

Votimet në Venezuelë, dalin rezultatet, Maduro fiton, opozita akuza për manipulim

08:29, 21/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka fituar një tjetër mandat për të drejtuar vendin. Fitorja e tij ka ardhur me një votim të dëmtuar nga bojkoti i opozitës dhe pretendimeve për manipulim të votave.

Mes një krize të rëndë ekonomike, vetëm 46% e elektoratit doli në votim, raporton BBC.

Kandidati kryesor nga radhët e opozitës, Henri Falcon ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së kutive të votimit.

"Ne nuk e njohim si të vlefshëm këtë proces zgjedhor, ne duhet të kemi zgjedhje të reja në Venezuelë", tha ai.

Edhe administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump tha se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në Venezuelë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco