Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Jo’ vetëm shqiptarëve/ Britania nuk i jep vizën një prej miliarderëve më të mëdhenj të botës

‘Jo’ vetëm shqiptarëve/ Britania nuk i jep vizën një prej miliarderëve më të mëdhenj të botës

21:47, 20/05/2018
A+ Aa A-

Kjo ka ndodhur edhe me oligarkun rus, njëkohësisht pronarin e Chelsea-s Roman Abramovich, ku autoritetet nuk i kanë dhënë një vizë të re, ndërsa nuk është e qartë nëse do t’i jepet.

Abramovich, njeriu i 12-të më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliard dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë.

Ai ka aplikuar për një vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Si pasojë e mungesës së vizës ai nuk ishte i pranishëm në finalet e kupës në “Ëembley” të shtunën, ku ekipit i tij Chelsea fitoi 1 me 0 ndaj Manchester United.

Burime për mediat thonë se atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse.

Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco