Netanyahu: Donald Trump bëri historinë

Netanyahu: Donald Trump bëri historinë

23:33, 13/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri historinë me njohjen e Jerusalemit si një kryeqytet, deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai tha një ditë para hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, se vendi i tij do t’i jetë përherë mirënjohës presidentit Trump,

‘Nesër do të jetë një ditë historike për popullin dhe shtetin tonë. Vendimi i presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem mbështet një të vërtetë të thjeshtë:

 Jerusalemi ishte qendër e popullit hebre për 3.000 vjet.

Ky ishte kryeqytet i shtetit tonë në 70 vjetët e kaluar. Do të mbetet kryeqyteti ynë për të gjitha kohërat’, tha Netanyahu, shkruan ‘Times of Israel’.

Në hapjen e nesërme të ambasadës janë ftuar 86 ambasadorë të huaj në Izrael, dhe rreth 40 prej tyre ka konfirmuar ardhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco