FOTO/ Ja kush është gruaja e vetme në tavolinën e samitit të Koreve

FOTO/ Ja kush është gruaja e vetme në tavolinën e samitit të Koreve

09:41, 27/04/2018
A+ Aa A-

Kim Yo Jong, motra e Kim Jong-Un ishte fytyra e delegacionit të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore në Jug këtë vit, dhe tani ajo ka një vend në tryezë për bisedimet më të rëndësishme të paqes ndërmjet dy kombeve në dekada.

Kim Yo Jong u ul pranë vëllait të saj më të madh, udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, si gruaja e vetme midis gjashtë delegatëve, ndërsa bisedimet historike ndër-koreane filluan të premten.

Kim Jong-un është bërë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që ka vizituar Korenë e Jugut duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që nga fundi i Luftës së Koresë në vitin 1953.

/Ariglon Pali/Syri.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco