Malaria, UNICEF: Ende sot, vdes një fëmijë çdo dy minuta

Malaria, UNICEF: Ende sot, vdes një fëmijë çdo dy minuta

09:15, 27/04/2018
A+ Aa A-

Edhe sot, në botë, çdo dy minuta, një fëmijë vdes nga malaria, sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme, që vë në rrezik gjysmën e popullsisë globale”. Ky është denoncimi i UNICEF, që në një mesazh, njofton:

“Në vitin 2016, gati 300 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur, për shkak të malaries: 800 jetë të reja humbën çdo ditë. Ndër të gjitha sëmundjet ngjitëse, malaria është e treta - pas bronkopolmonitit dhe diarresë – për nga numri i fëmijëve të vdekur në moshën nga 5 muajshe deri në 1 vjeç”.

UNICEF nënvizon se “gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë bërë hapa historike përpara në luftën kundër malaries. Që nga viti 2000, vdekjet e shkaktuara nga malaria janë më se përgjysmuar, duke shpëtuar kështu, 7 milion vetë”. Por, mbetet akoma shumë për të bërë që të gjitha vendet të mund të deklarohen “të lira nga malaria”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco