Gjenden të vdekur në makinë 5 persona

Gjenden të vdekur në makinë 5 persona

23:42, 26/04/2018
A+ Aa A-

Trupat e pajetë të 5 personave janë gjetur në një makinë, në një zonë tejet të populluar turistike të Kankunit, në Meksikë, në një kohë kur lufta mes bandave të drogës e ka çuar numrin e të vdekurve mbi 100 këtë vit.

Makina Mazda sedan u gjet jashtë palestre, rreth orës 7 të mëngjesit të së mërkurës. Një person gjendej i vdekur në sediljen e përparme, ndërsa të tjerët të hedhur në anën e pasme të mjetit.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, policia nuk dha detaje sesi kishin vdekur 5 djemtë e gjetur në makinë, megjithatë ngjarja e rëndë ka shtuar frikën e një tjetër goditjeje nga kartelet e drogës, pas përshkallëzimit të dhunës në qytetin popullor bregdetar.

Të paktën 100 persona kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i këtij viti në Kankun, vdekje të lidhura me pazaret e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco