Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Merkel në Uashington, në mbrojtje të BE nga sanksionet tregtare

Merkel në Uashington, në mbrojtje të BE nga sanksionet tregtare

20:47, 26/04/2018
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të pritet nesër në Uashington si një përpjekje e fundit europiane për të bindur presidentin amerikan, Donald Trump të mbrojë Bashkimin Europian nga sanksionet tregtare dhe të ruajë marrëveshjet strategjike për programin bërthamor iranian.

Kjo vizitë do të zhvillohet menjëherë pas asaj të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili, pavarësisht afrimitetit të shfaqur me drejtuesin amerikan, nuk duket se ka marrë rezultate për këto dy çështje të mëdha.

Kancelarja gjermane duket se ka pak iluzione, veçanërisht për të drejtat doganore për çelikun dhe aluminin europian.

“Duke menduar që taksat doganore do të vihen në funksion që prej 1 majit, ne do të duhet të shikojmë se çfarë do të bëjmë”, theksoi një zyrtar qeveritar gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco