VIDEO/ Shpërthim në rafinerinë e naftës, të paktën 20 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në rafinerinë e naftës, të paktën 20 të plagosur

19:51, 26/04/2018
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur në një rafineri nafte, ndërsa është deklaruar një situatë emergjente në Superior, Wisconsin.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e shpërthimit janë plagosur rreth 20 persona.

Shpërthimi ndodhi në rafinerinë e Husky Oil në Superior, Wisconsin, ndërkohë njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë larg zonës.

Punëtorët brenda ndërtesës thanë se shpërthimi dukej si “bombë”.

Ndërsa policia ka kërkuar që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, rrugët rreth rafinerisë janë bllokuar dhe punonjësit janë evakuuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco