Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Zbulohet 'fabrika e bebeve' në Nigeri, shpëtohen 160 fëmijë

Zbulohet 'fabrika e bebeve' në Nigeri, shpëtohen 160 fëmijë

14:19, 26/04/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 160 fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë bebesh” dhe dy jetimore në qytetin kryesor të Nigerisë, në Lagos, njoftuan zyrtarët. Disa nga bebet dhe fëmijët ishin abuzuar seksualisht, tha Agboola Dabiri për BBC, përcjell Syri.net.

Nuk është e pazakontë që autoritetet nigeriane të bastisin “fabrika bebesh”.

Në mjaft raste, grave të pamartuara shtatzëna iu premtohet kujdes shëndetësor me kush që t’u merren fëmijët. Në disa raste të tjera, gratë përdhunohen dhe lihen shtatzanë.

Foshnjat mund të shiten për adoptim, të përdoren për punë, të trafikohen në Evropë për prostitucion ose të vriten për rituale.

Në shkurt, policia e Lagosit tha për mediat lokale se ata kishin zbuluar një rast ku një grua shtatzanë shkoi në një shtëpi private për ta lindur beben, vetëm që bebja të merrej dhe të shitej.

Duke folur pas kontrolleve të fundit, z. Dabiri, Komisioneri për të Rinjtë dhe Zhvillimet në Lagos, tha se ishin shpëtuar 100 vajza dhe 62 djem.

Fëmijët dhe adoleshentët u shpëtuan nga “fabrika e bebeve” dhe u vendon në shtëpitë e kujdesit të aprovuara nga qeveria për të pasur përkujdesje dhe  mbrojtje.

Në 2013, 17 adoleshente shtatzanë dhe 11 bebe u shpëtuan nga një shtëpi në shtetin juglindor Imo. Vajzat thanë se ato ishin përdhunuar një nga burrë.

Në 2012, një gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ngriti shqetësimin rreth prindërve të dëshpëruar për fëmijë që kishin rënë pre e mashtrimeve të shitjes së foshnjave në Nigeri. Ka pasur dëshmi se gratë shkonin në Nigeri për t’u kuruar për fertilitetin e më pas, duke u shitur foshnja të padëshiruara, tha gjykatësi./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco