Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Macron mban fjalimin para Kongresit amerikan/ Mrekullia e marrëdhënies SHBA-France qëndron tek...

Macron mban fjalimin para Kongresit amerikan/ Mrekullia e marrëdhënies SHBA-France qëndron tek...

19:42, 25/04/2018
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar Kongresit amerikan në një sesion të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ku ai deklaroi se kërcënimet globale paraqesin një sfidë si për SHBA dhe Francë, duke vlerësuar se “jetojmë në kohë zemërimi dhe frike”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, para fjalimit të Macron, shkroi në Tëitter, se “ai mezi pret që ta shohë atë” dhe se ky është “një nder i madh që është i lejuar rrallë”.  “Ai do të jetë i shkëlqyeshëm”, shkruan Trump.

Macron tha se sfidat ndërkombëtare të shekullit mund të zgjidhen me bashkëpunim dhe se roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm.

 “Mrekullia e marrëdhënies mes Shtetet e Bashkuara dhe Francës, është se nuk e kemi humbur kurrë lidhjen e veçantë, që është e rrënjosur thellë jo vetëm në historinë tonë, por edhe në indet tona”, tha presidenti Macron në fjalimin e tij.

Presidenti Macron foli në fillim pikërisht për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Ai tha se forca e lidhjeve mes tyre është burimi i idealeve të përbashkëta.

"Sot, komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet dhe të ndërtojë një rend botëror të shekullit të 21-të mbështetur tek parimi i përhershëm që kemi ngritur pas Luftës së Dytë Botërore: shteti ligjor”, tha ai.

Presidenti Macron tha se një multilateralizëm i fortë do angazhimin e Shteteve të Bashkuara, pasi Amerika është ajo që e ka krijuar termin dhe tani na duhet ta mbrojmë.

Duke folur për Iranin ai tha se objektivi është që Irani të mos prodhojë kurrë armë bërthamore dhe tha se ka besim që Shtetet e Bashkuara do t’ë rikthehen në marrëveshjen e Parisit për klimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco