FOTO/ Përfundon sarkofagu i mbretëreshës Margrethe të Danimarkës

FOTO/ Përfundon sarkofagu i mbretëreshës Margrethe të Danimarkës

13:24, 25/04/2018
A+ Aa A-

Sarkofagu i mbretëreshës Margrethe të Danimarkës ka përfunduar dhe është vendosur në Kapelën Sankt Birgittas në Roskilde Domkirke. Ai do të qëndrojë aty deri në vdekjen e saj kur ajo do të shtrihet krahas 40 mbretërve dhe mbretëreshave, përfshirë prindërit e saj, mbretin Frederic IX dhe Mbretërëshn Ingrid.

Ndërtimi filloi në 2003, një sarkofag i përbashkët për Margreth dhe burrin e saj, princin Henrik, që vdiq në fillim të këtij viti. Megjithatë, u njoftua që në 2016-ën që princi nuk dëshironte të varrosej me gruan e tij përderisa ajo nuk e kishte barazuar atë me veten si “mbret” në vend të “princ”.

Shtëpia mbretërore e Danimarkës tha se vendimi i princit nuk sillte ndonjë ndryshim në punën artistike të quajtur “Sarkofag”.

Sarkofagu u krijua nga skuptori, profesori Bjorn Norgaard, që ai punoi ngushtësisht me Madhërinë e Saj dhe Lartësinë e Tij Mbretërore për këtë krijim që përfshinte dëshmi të punës dhe jetës së tyre të përbashkët mbi 50-vjeçare./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco