Foto/ Priste shampot, por ja çfarë i dërgon shërbimi postar...

Foto/ Priste shampot, por ja çfarë i dërgon shërbimi postar...

20:38, 24/04/2018
A+ Aa A-

Një grua e cila kishte porositur një shampo përmes internetit, është shtangur kur ka hapur pakon me 20 pasaporta të reja amerikane.

Nicole Mitchell, 46-vjeçare, nuk mund t’u besonte syve kur hapi pakon e DHL-së,  që në vend të shamposë përmbante dokumente të ndjeshme të cilat po i priste ambasada amerikane, raporton Daily Mail.

Mitchell telefonoi policinë,  që e këshilloi që të vendoste pasaportat në një shportë, para se të vinte një zyrtar i saj për të hetuar rastin.

“Isha e frikësuar sepse askush nuk jepte sqarime. Besoj se ky është rast serioz”, ka thënë ajo.

Zyrtarët e postës së shpejtë DHL i kanë thënë asaj pakoja me pasaporta ishte nënvizuar me llojin e porosisë që kishte bërë ajo për shampon 35 funte.

Pasaportat janë marrë nga stafi i ambasadës amerikane në veri-perëndim të Londrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco