VIDEO/ Puthja ‘alla-europiane’ Trump-Macron që po i çmend të gjithë

VIDEO/ Puthja ‘alla-europiane’ Trump-Macron që po i çmend të gjithë

20:10, 24/04/2018
A+ Aa A-

Me gjithë dosjet e nxehta që i presin, me arsenalin bërthamor të Iranit në krye, Presidenti francez Emanuel Macron dhe ai Donald Trump nuk po i fshehin shenjat e një takimi të ngrohtë me njëri tjetrin.

Trump doli vetëm për ta pritur në shkallët e Shtëpisë së bardhë homologun e tij francez, por ky i fundit i tejkaloi të gjitha parashikimet duke treguar shenja afeksioni që mikpritësi i tij nuk i priste.

Ai i ka dhuruar një puthje të vërtetë franceze në njërën nga faqet. Dhe ashtu sikurse duket në video, Trump nuk e kishte marrë ende veten nga puthja e parë kur miku i tij francez i ka zgjatur buzët edhe në faqen tjetër.

Ky gjest përpos presidentit amerikan ka surprizuar edhe gazetaren e MSNBC që po komentonte imazhet live. Ajo ashtu sikurse dëgjohet ka bërë fillimisht një pauzë ka qeshur dhe vetëm pastaj ka komentuar këtë puthje ‘alla europine’ që amerikanët nuk e kanë zakon.

Ndërsa gazetari Brian Williams ka bërë shaka disa çaste më pas në të njëjtin televizion duke thënë ‘për një moment mendova se ata do të paraqesin një listë dhuratash martese tek ‘Crate & Barrel’.

Kësaj ngjarjeje i ka kushtuar një artikull ironik edhe Nju Jork Post i cili shkroi se ‘Macron bëri ç’është e mundur të evitonte shtrëngimin e dorës nga Trump duke e surprizuar me dy puthje’.

HuffingtonPost France-Përgatiti: Lapsi.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco