VIDEO/ Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që shtypi 10 të pafajshëm

VIDEO/ Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që shtypi 10 të pafajshëm

08:10, 24/04/2018
A+ Aa A-

Policia kanadeze është duke marrë në pyetje, shoferin e një fugori me qera që u ngjit mbi rrugën e këmbësorëve në veri të Torontos të hënën duke vrarë 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë, njoftoi BBC, përcjell Syri.net.

Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qënë më parë emër i njohur për Policinë, thanë autoritetet.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë një trishtim të madh. Ndërkohë, një oficer është vlerësuar që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionuar me të dyshuarin, që pretendoi se ishte i armatosur.

Videot e transmetimit në CBC Nes tregojnë një njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrit”. Oficeri i tha të dyshuarit të zbriste dhe ai i i tha se kishte armë, por oficeri iu përgjigj: “Nuk më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuari më pas u arrestua pa qëlluar njeri.

Për të dyshuarin dihet shumë pak. Policia tha se Alek Minassian ishte nga periferia veriore e  Torontos, Richmond Hill.

Shefi i Policisë së Toronso, Mark Saunders, tha në një konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njohur më parë nga autoritetet. “Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi duke shtuar se ishte shumë herët për hetuesit për të thënë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorin. /SYRI.NET

SHIH FOTO DHE VIDEO ME POSHTE:

    https://www.express.co.uk/news/world/950288/Toronto-van-attack-Alex-Minassian-suspect-terror-Canada-who-is-he#t=5s

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco