Mike Pompeo do të miratohet vetëm nga Senati

Mike Pompeo do të miratohet vetëm nga Senati

22:20, 22/04/2018
A+ Aa A-

Ditën e hënë, datë 23 prill 2018, pritet që Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan do të votojë për kandidaturën e Mike Pompeo të emëruar nga Trump në postin e Sekretarit të Shtetit.

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Bob Corker, të dielën ka hedhur poshtë lajmet se republikanët kanë ‘sulmuar’ emërimin e Mike Pompeo si sekretar shteti, duke sqaruar se anëtarët demokratë të komisionit do të votojnë kundër Mike Pompeo thjesht për të për të qetësuar bazën e tyre anti-Trump .

Sipas kryetarit Bob Corker, ‘Mike Pompeo është një person shumë i kualifikuar. Ai ka qenë student më i mirë në klasën e tij në West Point, Harvard e tjerë... dhe ai është aktualisht njohësi më i mirë i situatës në botë për shkak të postit të tij në CIA‘.

Pompeo në datën 12 prill ishte në një seancë dëgjimore para komisionit për një seancë nkonfirmimi dhe do të përballet me një votim në mëngjesin e së hënës nga 21 anëtarët e komisionit të cilët do ti rekomandonin Senatit ose jo që ai të merrte konfirmimin në krye të Departamentit të Shtetit.

“Në një periudhë të zakonshme, ai do të konfirmohej me shumicë dërrmuese’, ka thënë Corker.

‘Por aktualisht ne jetojmë në një mjedis shumë të polarizuar politik. Miqtë e mi në anën Demokratike janë të detyruar të votojnë kundër për të kënaqur votuesit e tyre anti-Trump.

Thënë ndryshe, jemi në një periudhë kur dikush kaq i kualifikuar sa Mike Pompeo, për fat të keq, ka gjasa të votohet pa rekomandime ose me një rekomandim negativ ‘.

Dy prej 11 anëtarëve republikanë të komisionit janë shprehur se treguar se nuk do të votonin pro Pompeo. Konkretisht Rand Paul nga Kentucky nuk do ta votojë Pompeo sepse ai ka mbështetur luftën në Irak. Kurse John McCain i Arizonës, nuk do të marrë pjesë në votim se është duke kuruar sëmundjen në shtëpi. Kjo do të thotë se Pompeo do të ketë nevojë për vota nga të paktën dy demokratë të komisionit. Por asnjë demokrat deri tani nuk është deklaruar se do të mbështesë kandidaturën e Pompeo.

Corker, pranoi se Pompeo do ta marrë votën nga Senati dhe kjo situatë që kandidati konfirmohet nga senati pa marrë mbështetje nga komisionin është i rrallë por jo i pashembullt.

Syri.net/ 22 prill 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco