Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Grabitet shtëpia e ish-kryeministrit! Ja çfarë morën hajdutët

FOTO/ Grabitet shtëpia e ish-kryeministrit! Ja çfarë morën hajdutët

21:41, 22/04/2018
A+ Aa A-

Ata nuk falin! Duke përfituar nga fakti që së bashku me bashkëshorten kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një meshë që Papa ka kryer me përfaqësues të dioqezës së Bolonjës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë bolonjeze të ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe kanë marrë gjithçka.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen mes së premtes dhe të shtunës. Policia ka nisur hetimet dhe sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, nga banesa e Prodit janë marrë orë dhe xhevahire të çmuara.

Hajdutët kishin shqyer derën e apartamentit në rrugën “Gerusaleme”, në qendër të Bolonjës, pak metra larg sheshit “Santo Stefano” dhe kanë hyrë, me siguri duke e ditur që në shtëpi nuk kishte njerëz.

Duke parë mënyrën e vjedhjes, hetuesit italianë kanë përjashtuar faktin se mund të bëhet fjalë për diçka ndryshe nga një vjedhje e rëndomtë në banesë, edhe pse hetimet vazhdojnë për të përjashtuar çdo pistë tjetër të dyshuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku22/04/2018 22:15

    Kur hajduti i vjedh hajdutit, shejtani qesh e përqesh????zgërdhihet.

    Shto koment

    Denonco