Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qëndrimi ndaj puçistëve/ Turqia letër Greqisë: Po bëheni vendtundim për kriminelët, ndaj ...

Qëndrimi ndaj puçistëve/ Turqia letër Greqisë: Po bëheni vendtundim për kriminelët, ndaj ...

20:32, 21/04/2018
A+ Aa A-

“Greqia është bërë një vendtubim i kriminelëve”, thuhet në letrën të cilën ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, i ka dërguar homologut të tij grek, Stavrosu Kondonisu, që ka të bëjë me lirimin e njërit nga tetë shtetasit turq, të akuzuar për grusht shtetin e dështuar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Gül ka kujtuar në letrën e tij se pas grusht shtetit të dështuar të FETO-s më 15 korrik 2016, në të cilin mbetën të vrarë 251 persona dhe mbi 2 mijë u plagosën, tetë terroristë të FETO-s u arratisën në Greqi me një helikopter.

Sipas ministrit turk, vendi i tij deri më sot tre herë ka kërkuar ekstradimin e tetë puçistëve, megjithatë të tre kërkesat janë refuzuar.

Ky qëndrim i tillë i Greqisë nda puçistëve, thotë më tej Gül, vendos një hije të madhe në raportet mes dy shteteve.

“Ajo që kemi vënë re gjatë periudhës së pas puçit, është se Greqia është bërë një vendtubim i sigurt për kriminelët nga vendi ynë. Në Greqi ka anëtarë të organizatave terroriste nga vendi ynë. Greqia është bërë një vendtubim kriminelësh”, shkruan në letrën e tij ministri turk i Drejtësisë.

Gjykata Supreme e Greqisë, me në krye Nikolaos Sakellariou, dy ditë më parë shqyrtoi ankesën e vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë e cila në janar të këtij viti pezulloi procesin e dhënies së azilit për Suleyman Ozkaynakci, me çka dhe miratoi ankesën e qeverisë greke. Më saktësisht, qeveria greke kërkoi nga gjykata pezullimin e procesit të azilit nga droja e përkeqësimit të mundshëm të raporteve me Turqinë.

Gjykata Supreme solli vendimin për lirimin e Ozkaynakcit me masa kontrolli, të cilat e obligojnë të tregojë adresën, e cila nuk do të publikohet, të paraqitet në polici çdo ditë dhe të mos largohet nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco