Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

VIDEO/ E sinqertë dhe vetvetja, Barbara Bush ishte një First Lady ndryshe nga të tjerat

VIDEO/ E sinqertë dhe vetvetja, Barbara Bush ishte një First Lady ndryshe nga të tjerat

11:28, 21/04/2018
A+ Aa A-

Nga Owen Ullmann

Barbara Bush ishte më e thjeshta dhe më e pafiltruara që kam takuar ndonjëherë nga bashkëshortet e politikanëve.

Nuk kishte rëndësi që ajo ishte lindur në një familje të pasur e me privilegje, që u bë gruaja e një presidenti të SHBA, nëna e një presidenti tjetër, dhe nëna e një guvernatori. Ajo ishte përherë vetvetja: brutalisht e ndershme në pikëpamje, totalisht komofort në lëkurën e saj.

E zbulova këtë gjatë viteve që punova si reporter që mbulonte aktivitetin e burrit të saj në vitet ’80 dhe ’90, duke ndjekur karrierën e tij nga zëvendëspresident deri në kandidat presidencial e më pas Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.

Si First Lady, ajo ishte antiteza e shkëlqimit hollivudian të Nancy Reagan. Barbara Bush kurrë nuk i leu flokët që iu thinjën para kohe, çka e bënte të dukej më e vjetër nga sa ishte në të vërtetë. Ajo gjithmonë pati disa kile më tepër dhe nuk i kushtoi rëndësi modës.

Këto ishin një kompromis i lehtë për një grua që gëzoi dashurinë e pakushtëzuar të familjes së saj, të cilën e mbrojti me zjarr përballë kërcënimeve që përfshnin edhe lajmet kritike kundër Presidentit Bush, burrit të saj.

Gjatë takimeve të shumta me të, Barbara Bush e bënte të qartë që reporterët i konsideronte si njerëz që fusnin hundër.

Disa javë pas zgjedhjes së tij më 1988, George H.W. Bush ftoi një grup reporterësh që mbulonin aktivitetin e tij në pronën e tij në Kennebunkport, Maine, për një mbrëmje sociale. Ajo nuk ishte e kënaqur.

"Mos bëj rrëmujë”, më qortoi, ndonëse më vonë pati mirësinë të na bënte një tur prezantues në shtëpinë verore. Shtëpia qëndronte mbi një pikë shkëmbore spektkolare mbi bregun e Atlantikut. Brenda pajisjet ishin të rehatshme dhe goxha të përdorura – asgjë me stil – dhe vura re që një nga tapetet kishte një njollë të madhe, me sa duket nga ndonjë pije e derdhur nga ndonjë prej nipërve.

"Kam ndërmend t’i them George-it ta zëvendësojmë”, më tha kur vuri re që po shihja njollën. “Të duhet leja e tij për këtë?”, e pyeta. “Oh, mos nis tani me këto gjërat pëër lirinë e grave”, ma ktheu.

Në fillim të viteve ’90, kur djali i madh, George W. Bush, po jepte sinjale se mund të kandidonte për postin e guvernatorit të Teksasit, Barbara Bush i tha një grupi të vogël reporterësh në Air Force One se ajo nuk ishte entuziaste për këtë ide. "Mendoj se ai duhet të kujdeset për familjen, jo të kandidojë për poste”, tha.

Dhe nuk kishte ndonjë mendim të mirë për aftësitë e tij politike. "Mendoj se Jeb dhe Marvin janë më tepër poltikanë prej natyre”, tha për dy djemtë e tjerë. E sinqertë ishte, pa diskutim, edhe nëse instinktet politike nuk i kishte përherë të mprehta.

Edhe të tjerë mund të pohojnë për sinqeritetin e saj, përfshirë personelin në Shtëpinë e Bardhë, të cilët dëgjuan direkt nga goja e saj se nuk po i shpërbenin mirë burrit të saj, teksa popullariteti i tij ra më 1991 e 1992.

Dhe nuk i mbajti për vete ato që mendonte për Donald Trump më 2016, duke thënë se ishte shtangur nga komentet e tij për femrat.

Sigurisht, ajo ishte më tepër se një First Lady me gjuhë të mprehtë. Imazhi i saj si nënë dhe gjyshe e dashur shfaqej gjithmonë në garën e fëmijëve me vezët e Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë (White House Easter Egg Roll), ku ajo dukej e lumtur teksa kënaqte fëmijët që vraponin në lëndinë.

Dinte të bënte edhe humor. Kur një reporter që ajo e pëlqente u largua nga mbulimi i aktivitetit të Shtëpisë së Bardhë, Barbara Bush – e njohur për perlat imitueset e saj të famshme – u shfaq në një video lamtumire me shumë kolana perlash rreth qafës, në kyçe, në ballë e me vathë perlash.

Në jetën e saj ajo ka pasur edhe tragjedi, humbjen e vajzës 3-vjeçare nga leukemia. Edhe humbja e burrit të saj më 1992 ishte sigurisht një kohët e vështirë për familjen, megjithatë nuk e kam parë kurrë të shprehë keqardhje për veten apo hidhërim.

Nuk e kam parë as të luante ndonjë rol të madh në politikën e Shtëpisë së Bardhë si Nancy Reagan e Hillary Clinton, të cilat ishin para dhe pas saj. Ajo preferoi të mbronte kauzën jopolemizuese ndonëse të rëndësishme të alfabetizmit, të luante rolin e bashkëshortes besnike dhe t’i mbante për vete pikëpamjet e saj politike. (Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ajo zbuloi se nuk kishte qenë dakord me kundërshtimin e Presidentit Bush për të drejtën e abortit).

E megjithatë ajo i la vendit një dhuratë të çmuar si një model që mund të jetë inspirues për të gjithë ne në këto kohë ndasish politike: Të qenit i sinqertë dhe vetvetja.

Faleminderit, Barbara.

USA TODAY-Përgatiti SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco