Pas sulmeve me raketa, Siria i kthen Francës çmimin e Legjionit të Nderit

Pas sulmeve me raketa, Siria i kthen Francës çmimin e Legjionit të Nderit

09:14, 20/04/2018
A+ Aa A-

Siria i kthen Francës titullin e Legjionit të Nderit me të cilin ishte nderuar presidenti sirian, Bashar al-Assad. Vendimi  vjen disa ditë pasi Parisi kishte deklaruar  se është duke punuar për tërheqjen e titullit.

“Presidenti sirian, Bashar al-Assad nuk ndihet i nderuar me një dekoratë të tillë nga një shtet që është skllav i Shteteve të Bashkuara që mbështet terroristët”, është thënë përmes një deklarate nga zyra e Assadit.

Franca së fundi u bashkua me SHBA dhe Britaninë në bombardimet në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Duma.

Çmimi është kthyer në Francë përmes ambasadës rumune në Damask, e cila prezanton interesat franceze në Siri. Assad  e ka pranuar këtë titull nga ish-presidenti francez, Jacques Chirac më 2001, pak kohë pasi  kishte marrë drejtimin e Sirisë pas vdekjes së babit të tij, Hafez al-Assad.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco