Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Renditja e ‘Time’, njerëzit më influentë ne botë, vendi i Trump dhe Kim Jong

Renditja e ‘Time’, njerëzit më influentë ne botë, vendi i Trump dhe Kim Jong

09:09, 20/04/2018
A+ Aa A-

Donald Trump dhe Kim Jong un rezultojnë personat më influentë në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Time”, ku mes të tjerësh spikat edhe roli i gjigandëve të internetit.

Në pritje të takimit historik mes tyre, Donald Trump dhe Kim Jong un ndodhen së bashku në listën e 100 personave më influentë në botë, e hartuar çdo vit nga revista “Time”. Përkrah tyre ndodhet një tjetër aktor kyç në çështjen koreane, presidenti kinez Xi Jinping. Megjithatë, miliarderi i bërë president nuk do të mbetet i kënaqur kur të shohë se në listë është edhe Robert Mueller, prokurori i posaçëm që po drejton hetimet e skandalit të njohur si “Russiagate” e që mund të cënojë rëndë pozitat e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Mes liderëve që po lënë gjurmë këtë fillimviti është edhe presidenti francez Emmanue Macron, që po kthehet në figurën më të preferuar të Europës, duke lënë pas kancelaren gjermane Angela Merkel. Më pas vjen kryetari mysliman i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, si dhe çifti i vitit, princi Harry dhe bashkëshortja e tij e ardhshme Meghan Markle. Në kategorinë e “titanëve” nuk mungojnë eksponentët e Silicon Valley, që sa vjen e bëhet më influente, por bie në sy mungesa e Mark Zuckerberg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco