Nuk i pyeti ligjvënësit për sulmet në Siri, Theresa May duhet t'i japë llogari parlamentit

Nuk i pyeti ligjvënësit për sulmet në Siri, Theresa May duhet t'i japë llogari parlamentit

11:34, 16/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike, Theresa May sot pritet të përballet me ligjvënësit britanikë. Ajo do t’ju shpjegojë atyre vendimin për të kryer sulme ajrore në Siri, pa miratimin e Parlamentit.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën kanë goditur zona në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

Parlamenti britanik rifillon sot punën, pas pushimit pranveror. Ligjvënësit nuk janë konsultuar para sulmit në Siri, raporton AP.

Qeveria britanike, megjithatë, ligjërisht nuk është e obliguar që të marrë miratimin e Parlamentit për sulme ajrore, por rëndom për veprime të tilla merr qëndrimin e ligjvënësve.

May pritet t’u thotë ligjvënësve se sulmet ajrore ishin “në interesin kombëtar të Britanisë”, dhe janë kryer për të ndalur vuajtjen nga sulmet kimike./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco