Zgjedhjet në Itali, frikë nga hakerat rusë

Zgjedhjet në Itali, frikë nga hakerat rusë

21:30, 20/02/2018
A+ Aa A-

Zyrtarët e qeverisë italiane kanë paralajmëruar sot për mundësinë e një ndërhyrjeje të huaj në zgjedhjet e përgjithshme në vend, që do të zhvillohen më 4 mars.

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni tha sot se një raport vjetor i sigurisë tregon kërcënimin e ekstremizmit islam, por ai paralajmëroi gjithashtu edhe për fushatën për të ushtruar ndikim në internet, "që ka fokus ndjenjat dhe orientimin politik të opinionit publik, veçanërisht në kohë të zgjedhjeve".

SHBA-të janë duke u përballur me debatin më të madh për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale, por nga këto ndërhyrje nuk kanë shpëtuar as shtetet evropiane, të cilat kanë mbajtur zgjedhjet në dy vitet e fundit, raporton “Associated Press”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco