Konfiskohen 1.5 ton kokainë në aeroportin e...

Konfiskohen 1.5 ton kokainë në aeroportin e...

15:53, 14/02/2018
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e Ekuadorit tha se policia e ka gjetur dhe konfiskuar drogën gjatë kontrollit rutinor të bagazhit në deponë e aeroportit "Jose Joaquin de Olmedo" në Guayaquil

Policia në Ekuador ka konfiskuar 1.5 ton kokainë që trafikantët synonin me avion ta dërgonin në Vjenë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Ekuadorit njoftoi se policia e ka gjetur dhe konfiskuar drogën gjatë kontrollit rutinor të bagazhit në deponë e aeroportit “Jose Joaquin de Olmedo“ në qytetin Guayaquil.

Në njoftim thuhet se trafikantët e përzien kokainën me çokollatën në pluhur dhe e paketuan në gjithsej 120 paketa duke pritur transportin në avionin në relacionin New York- Vjenë.

Hetimi mbi rastin është në rrjedhë ndërsa deri më tani askush nuk është arrestuar.

Policia në këtë shtet të Amerikës s Jugut që nga fillimi i vitit ka konfiskuar gjithsej 9 ton drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco