Alarm në Syrin e Londrës, evakuohen me urgjencë turistët

Alarm në Syrin e Londrës, evakuohen me urgjencë turistët

14:12, 14/02/2018
A+ Aa A-

Turistë nga gjithë bota u detyruan të evakuohen nga Syri i Londrës për shkak të një çështjeje teknike këtë mëngjes.

Atraksioni i madh turistik u detyruar t’i largonte vizitorët dhe atyre që prisnin në radhë iu tha të largoheshin nga zona.

Syri i Londrës konfirmoi se vetëm përkohësisht po i largonte vizitorët pasi po shqyrtonte disa probleme teknike.  "Ne do ta hapim sa më shpejt të jetë e mundur.”

Pas disa minutash, atraksioni turistik mbi Bankën Jugore të Londrës u rihap dhe u tha se kishte pasur një alarm të rremë zjarri.

Një dëshmitar tha se iu duk sikur kishte pasur një ndjesi urgjence nga personeli i Syrit të Londrës kur udhëtarët po zbrisnin nga dhomëzat e xhamta rreth orës 11:30.

Alarmi i zjarrit u shkaktua nga një gabim i vogël teknik, por kjo çështje u korrigjua shpejt dhe Syri i Londrës u hap për publikun brenda pak minutash duke shpërndarë këtë ndjesë: "U kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim, vizitorëve tanë.”/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco