OKB pezullon të drejtën e votës për  dy shtete...

OKB pezullon të drejtën e votës për dy shtete...

12:42, 14/02/2018
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Asamblesë së Përgjithshme, Brenden Varma, bëri të ditur se është pezulluar e drejta për votë për Venezuelën dhe Libinë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, brenda 3 viteve ka pezulluar për të tretën herë të drejtën e votës për Venezuelën dhe Libinë.

Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të dhënë në fund të muajit janar se 14 vende mes të cilave bëjnë pjesë dhe Venezuela dhe Libia, i kanë borxh OKB-së, zëdhënësi i Asamblesë së Përgjithshme, Brenden Varma, bëri të ditur se është pezulluar e drejta për votë për Venezuelën dhe Libinë.

Në letrën e dërguar në Presidencën e Asamblesë së Përgjithshme, Guterres theksoi se për të rifituar të drejtën e votës, Venezuela duhet të paguajë shumën prej 25 milionë dollarëve, ndërkaq Libia duhet të paguajë të paktën 6,5 milionë dollarë.

Vendet e tjera, të cilave u është pezulluar e drejta për votë për shkak të mospagesës së shumës për anëtarësim, janë: Republika e Afrikës Qendrore, Dominika, Republika Dominikane, Grenada, Ishujt Marshall, Surinam, Jemen dhe Guineja Ekuatoriale.

Sipas vendimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme, edhe përkundër borxheve, nuk do u pezullohet e drejta për votë ishujve Komore, Guineja Bissau-t, Sao Tome dhe Principe-s dhe Somalisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco