Deklarata: Udhëheqësi i ISIS është gjallë

Deklarata: Udhëheqësi i ISIS është gjallë

11:12, 14/02/2018
A+ Aa A-

Një zyrtar irakian tha se udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është gjallë dhe se po trajtohet në një spital në Siri, pasi është plagosur në një sulm ajror.

“Kemi informacione dhe dokumente të besueshme nga burime brenda organizatës terroriste se al-Baghdadi është gjallë dhe se po fshihet në rajonin Jazira, në verilindje të Sirisë”, tha shefi i inteligjencës së Irakut, Abu Ali al-Basri.

Shteti Islamik ka një prani të konsiderueshme në provincën Hasakeh të Sirisë, edhe pse ka humbur shumicën e kalifatit të vetëshpallur, i cili dikur ka mbuluar një të tretën e Irakut dhe Sirisë.

Basri tha se Baghdadi “vuan nga plagosja, diabeti dhe thyerjet në trup” që e pengojnë të ecin pa u ndihmuar, shkruan rel.

“Udhëheqësi i militantëve është plagosur nga bombardimet ajrore në bastionet e Shtetit Islamik në Irak”, tha Basri.

Javën e kaluar, autoritetet irakiane kanë publikuar një listë të “udhëheqësve terroristë, të kërkuar ndërkombëtarisht”.

Lista kryesohet nga al-Baghdadi, kalif i vetëshpallur, i lindur në vitin 1971, nën emrin Ibrahim Aëad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarrai.

Vrasja e tij e mundshme është raportuar disa herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artani15/02/2018 02:27

"Vrasja e atij est poblikuar disa her "E nga kush esht konfirmuar,po nga ky matuf dhe matufet e tjere si ky qe duan te marrin ndonje lek per rrenat e tyre tek boset e tyre.Dhe pyete kete kriminel kush i shkaterroj qytetet e irakut,mir IS ka prishur kulturen dhe muzeumet dhe u cilesuan terrorist,por ju dhe ato boset e juaj qe prishet mosulin e disa qytete tjera me civile brenda cfar duhet te titulloheni,demokrate ?

Shto koment

Denonco