Alarmon Kim Jongu: Butonin e raketave bërthamore e kam në tavolinë

Alarmon Kim Jongu: Butonin e raketave bërthamore e kam në tavolinë

13:12, 01/01/2018
A+ Aa A-

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaron se butonin bërthamor e “ka gjithnjë në tavolinë”  dhe paralajmëron SHBA se nuk do të jetë kurrë në gjendje që të fillojë një luftë.

Në një fjalim të shfaqur në televizor me rastin e Vitit të Ri, ai tha se e gjithë SHBA është në rrezen e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, teksa shtoi:

Ky është realiteti, jo një kërcënim.

Megjithatë Kim Jong-un u shpreh i hapur për dialog me Korenë e Jugut, ndërsa shtoi se Koreja e Veriut mund të dërgojnë një grup në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Seul.

I pyetur nga reporterët nëse kishte një përgjigje ndaj kërcënimeve të fundit të Kim Jong-un, Presidenti amerikan Donald Trump tha: “Do të shohim, do të shohim”.

Koreja e Veriut është përballur me kritika dhe sanksione gjithnjë e në rritje përgjatë vitit që lamë pas për shkak të programit të armëve bërthamore dhe testeve të përsëritura të raketave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco