Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

A janë SHBA afër luftës bërthamore?

A janë SHBA afër luftës bërthamore?

23:26, 31/12/2017
A+ Aa A-

SHBA-ja kurrë nuk ka qenë më afër luftës me Korenë e Veriut, deklaroi sot ish-shefi i ushtrisë amerikane Mike Mullen.

Ai shtoi se presidenti Donald Trump krijoi një atmosferë tepër të rrezikshme.

“Administrata Trump është "tepër e paqëndrueshme dhe shumë të paparashikueshme. Presidenti e zgjodhi qartë destabilizimin dhe krijoi një pasiguri të madhe," tha Mullen.

Sipas tij, mbretëron një atmosferë tepër e rrezikshme dhe një pasiguri e tillë që mund të përfundojë me konfliktin me Korenë e Veriut.

“Ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër një lufte bërthamore me Korenë e Veriut. Tani nuk e shoh se si ne do të jemi në gjendje për të zgjidhur atë nëpërmjet kanaleve diplomatike”, tha Mullen.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha së fundmi se presioni mbetet në Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programi bërthamor.

Ndryshe, Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 22 dhjetor shtoi sanksionet ndaj Koresë së Veriut, duke miratuar në mënyrë unanime një rezolutë të re kundër dërgesave të naftës dhe angazhimit të punëtorëve të Koresë së Veriut jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco