Tragjedi, vdes në aksident e gjithë familja

Tragjedi, vdes në aksident e gjithë familja

14:56, 25/12/2017
A+ Aa A-

Pesë persona, duke përfshirë katër anëtarë të një familje, humbën jetën në një aksident ajror ditën e djeshme në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Avioni i vogël u rrëzua menjëherë sapo ishte ngritur nga aeroporti i Bartow, duke shpërthyer në äakë. Piloti u identiãkua 70-vjeçari John Shannon, një avokat nga Lakeland, Florida. Viktimat e tjerë janë dy vajzat e tij, dhëndri dhe një mik i familjes.

Olivia Shannon 24 vjeç ishte studente në universitet, Victoria Shannon Worthington 26 vjeç mësuese dhe bashkëshorti i saj Peter Worthington 27 vjeç, si dhe mikesha e familjes Krista Clayton 32 vjeç mësuese, ishin të gjithë në bordin e avionit. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tragjedi. Paraprakisht dyshohet për një gabim njerëzor për shkak të mjegullës së dendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco