Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Sanksionet e fundit, Peniani i quan “akt lufte”

Sanksionet e fundit, Peniani i quan “akt lufte”

12:47, 25/12/2017
A+ Aa A-

Sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut i cilësoi si “akt lufte” dhe si ekuivalentin e një “bllokade të plotë ekonomike”.

“Nuk ka mënyrë tjetër për ta irrituar më keq Amerikën, sesa forcimi i qëndrimit tonë”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej Ministrisë së Jashtme të vendit komunist.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi të premten masa të reja shtrënguese, si përgjigje ndaj testeve raketore balistike që Peniani vazhdon me kokëfortësi të realizojë.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e mbështetur unanimisht nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit përfshin shkurtimin e importeve koreano-veriore të naftës deri në masën 90%.

Vendi është tashmë subjekt i një serie sanksionesh të vendosura nga Amerika, OKB-ja dhe Bashkimi Europian. Por pavarësisht të gjithave, Peniani vazhdon të mbetet sfidues.

Shtetet e Bashkuara, – sipas tij, – janë të tmerruara nga arritjet e jashtëzakonshme të Koresë së Veriut në drejtim të zhvillimit të forcës së saj bërthamore, ndaj dhe lëvizjet e administratës amerikane për të shtuar presionin mbi Penianin po bëhen gjithmonë e më të tërbuara.

“Por ne do ta konsolidojmë edhe më shumë veprimtarinë tonë nukleare vetëmbrojtëse, që synon çrrënjosjen e kërcënimeve atomike të Uashingtonit, shantazheve dhe lëvizjeve armiqësore të tij, për të krijuar kështu një barazpeshë praktike force me Amerikën”, thuhet në deklaratë.

Uashingtoni këmbëngul se është duke kërkuar një zgjidhje diplomatike të krizës, e për këtë arsye vendosi të hartonte këtë raund të ri e të ashpër sanksionesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco