Presidencialet në Rusi, Navalni ‘siguron’ kandidimin

Presidencialet në Rusi, Navalni ‘siguron’ kandidimin

12:31, 25/12/2017
A+ Aa A-

Opozitari rus Alexei Navalni lajmëroi se ka marrë mbështetje të mjaftueshme për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit dhe sigurisht për të sfiduar presidentin Vladimir Putin.

Rregullorja e zgjedhjeve thotë se një person që të kandidojë, duhet të marrë 500 firma nga qytetarët në 20 qytete të ndryshme dhe aktivistët u shpërndanë kudo në Rusi, për t’ia arritur qëllimit.

Mediet raportojnë se Navalni u mbështet nga mijëra qytetarë, disa herë më shumë se sa duheshin, por kjo nuk do të thotë se e ka lejen e kandidimit në xhep. Përkundrazi, autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë ndaluar kandidimin Navalnit, për shkak të një dënimi të mëparshëm për korrupsion, që ai dhe shumë njerëz mendojnë se ishte i shtyrë politikisht.

Gjithsesi, gjatë një mitingu në Moskë, pasi cilësoi Putinin president të keq, Navalni tha se nëse nuk lejohet që të kandidojë, do t’i kërkojë rusëve që të bojkotojnë zgjedhjet. Ekspertët thonë se Navalni është i vetmi në Rusi që mund të sfidojë seriozisht Vladimir Putinin, i cili po kërkon një mandat të kartët, që në rast fitoreje do ta bënte liderin që ka drejtuar më shumë që prej Jozef Stalinit.

41-vjeçari Navalni shpreson se sigurimi i firmave do ta vërë në presion komisionin zgjedhor, që ta lejojë të kandidojë dhe të tregojë se Putin nuk ka mbështetjen e madhe që pretendon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco