Pas rezolutës, Trump tjetër hakmarrje, ja çfarë ka ndodhur me OKB-në

Pas rezolutës, Trump tjetër hakmarrje, ja çfarë ka ndodhur me OKB-në

12:24, 25/12/2017
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë shkurtuar ne mënyre drastike buxhetin në Kombet e Bashkuara me 285 milionë dollarë, për vitin e ardhshëm fiskal.

Ambasadorja amerikane në OKB Niki Haley bëri të ditur lajmin, duke e cilësuar këtë si “hap të madh në drejtimin e duhur”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB ka miratuar buxhetin në vlerën e  5.3 miliardë dollarëve për dy vitet e ardhshme. Sidoqoftë Shtetet e Bashkuara mbeten sërish vendi që kontribuon më së shumti në OKB, me 22 për qind të buxhetit të përgjithshëm.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley tha se SHBA do të bëjë shumë lëvizje të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshme dhe nuk do te lejoje qe dikush te përfitoje nga bujaria e SHBA.

Ky vendim vjen pasi në 21 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash një rezolutë që hidhte poshtë propozimin e Presidentit Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA.

Mes vendeve që votuan kundër propozimit të Trump, ishte edhe Shqipëria.

Ndërsa së fundmi presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, ka thënë se vendi i tij do të zhvendosë  ambasadën në Jerusalem duke iu bashkuar vendimit te presidentit amerikan Trump.

Guatemala, ishte vetëm një nga shtatë shtetet që e përkrahën SHBA-në, për të votuar kundër rezolutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco