FOTO/ Krishtlindje në Mosul

FOTO/ Krishtlindje në Mosul

11:46, 25/12/2017
A+ Aa A-

Për herë të parë pas katër vitesh terror në sundimin e militantëve të ISIS

Një meshë e thjeshtë, por shumë domethënëse, bashkoi të krishterë e myslimanë në Mosul, Irak, për të festuar Krishtlindjet e para që pas çlirimit të qytetit nga militantët e ISIS. Edhe pse nën masa të rrepta sigurie, këndimi i himnit iraken para nisjes së ceremonisë fetare, shënoi fundin e sundimit të ekstremistëve që kishin marrë kontrollin e qytetit prej vitit 2014.

Louis Raphael Sako, Patriarku i Kishës Kaldeane Katolike të Irakut i bëri thirrje besimtarëve të luteshin për paqe dhe stabilitet në Mosul, Irak dhe në të gjithë botën. “Me këtë meshë po dërgojmë një mesazh paqe dhe dashurie, sepse vetë Krishti ishte lajmëtar i paqes”, tha ai.

Kisha e Shën Palit është e vetmja e rihapur deri tani në Mosul, që prej largimit të grupimit xhihadist pas muajsh të tërë luftimesh. Deri tani, në qytet janë rikthyer rreth 80 familje të krishtera, të cilat ishin larguar për t’i shpëtuar ISIS-it.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco