Forcat izraelite arrestojnë 30 palestinezë

Forcat izraelite arrestojnë 30 palestinezë

10:24, 25/12/2017
A+ Aa A-

Në një deklaratë të publikuar nga ushtria e Izraelit, theksohet se në bastisjet e kryera në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 30 palestinezë me pretendimin se janë "përfshirë në akte terroriste"

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor nën pushtim kanë arrestuar 30 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga ushtria e Izraelit, theksohet se në bastisjet e kryera gjatë natës në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 30 palestinezë me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste”.

Gjithashtu është bërë e ditur se 8 nga palestinezët janë nga fshati Kasra në jug të qytetit Nablus.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, ku me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco