Shqipëria 'Kurban' i Ramës

Shqipëria 'Kurban' i Ramës

20:32, 12/03/2023
A+ Aa A-

"S'ka më bukur se sa e ka thënë në fundin e muzgut të thellë të jetës së tij një burrë i moçëm, themelues shkollash shqipe në bregun e ashpër të Jonit, të cilit fati i dha mundësinë të jetojë Shqipërinë e një shekulli të plotë, nga vitet e fundit 800' nën Turqinë, në vitet 90' të postkomunizmit shqiptar, Panajot Gjiknuri e kishte emrin, kur nipi i tij e pyet: "Si të duket kjo kohë, o gjysh?" dhe plaku u përgjigj: "Shqipërinë më të varfër e kam parë, por më të çoroditur se sot asnjëherë!" (Fragment nga libri 'Kurban')

Kryeministri që erdhi duke propaganduar në pushtet, është edhe autori i një libri të cilin e ka pagëzuar me emrin 'Kurban'. Kurban do të thotë sakrificë, e Edi Rama është munduar të na thotë se populli shqiptar është sakrifikuar ndër vite dhe se ishte ky i fundit personi që do t'a shpëtonte gjithë Shqipërinë. 

Ka patur të drejtë në lidhje me sakrifikimin e këtij mileti ndër shekuj, por gënjeu siç i ka hije vetëm atij gënjeshtra në lidhje me shpëtimin e Shqipërisë nga ana e tij. Premtoi 300.000(treqind mijë) vende pune por përzuri mbi 700.000 (shtatëqind mijë) të rinj të këtij vendi. 

Premtoi zhvillim, zhvilloi drogën!

Premtoi ekonomi më të mirë, humbi edhe shpresën!

Premtoi interesim edhe për shqiptarët e Preshevës madje, përzuri shqiptarët e Kukësit, Tepelenës, Tiranës e Durrësit. 

Në librin e tij Kurban foli për Kosovën, e në realitet ai bashkëpunoi me Serbinë.

Ai(Rama) që do ta shpëtonte Shqipërinë nga çoroditja që gjyshi i kishte thënë Gjiknurit, jo që nuk e shpëtoi, por bashkë me Gjiknurin e Ri, bashkë me Ahmetajn e Ri, bashkë me Ballën e Ri, bashkë me Veliajn e Ri e masakruan dhe e shqyen me sa kishin  në dorë këtë copë 'Shqipërize të mbetur'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco