Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

'Edi Rama, një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz'

'Edi Rama, një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz'

09:47, 17/02/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

I dështuar në çdo drejtim, i korruptuar në çdo pikëpamje dhe mafioz në çdo veprim, ky është portreti i kryeministrit më “disaster” që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Antikushtetues, i paligjshëm, i korruptuar dhe korruptues, ky individ ka zaptuar zyrën e kryeministrit dhe refuzon llogaridhënien në parlament duke u vetlarguar dhe vetasgjesuar ligjërisht dhe moralisht.

Dështak ekzemplar, Edi Rama mund të krenohet se:

E bëri Shqipërinë, narko-shtetin e vetëm të historisë së Europës.

E bëri të parën për korrupsion në Europë dhe të dytën në botë.

Largoi nga Shqipëria, qindra mijëra shqiptarë më keq se në fundvitet 90'.

Tmerrohet nga llogaridhënia dhe nuk vjen në parlament, pasi është i zi në çdo veprim aq sa korruptoi edhe McGonigal për interesat e tij mafioze politike e personale duke bërë pis edhe marëdhëniet aq të rëndësishme me SHBA.

E ktheu zyrën e kryeministrit në një çerdhe mafioze të neveritshme.

E ktheu parlamentin përmes deputetëve të tij të pacipë në noterizues të vjedhjeve të tij prej miliarda eurosh dhe prodhues ligjesh me porosi të mafies dhe oligarkëve

E futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave.

E futi Shqipërinë nën monitorimin e BE si vend me financa të shkatërruara.

E vodhi me inceneratorët për qindra milionë euro.

E vodhi me Portin e Durrësit për miliarda euro.

Vjedh dhe shkatërron pronat e shqiptarëve përmes banditëve të IKMT, që zbatojnë urdhrat e tij mafiozë e të paligjshëm.

I la shqiptarët pa drejtësi duke shkatërruar dhe kapur drejtësinë për veten e tij dhe për interesat e bandës së tij.

I shet kufijtë e Shqipërisë si një tradhtar dhe mafioz si askush në histori.

I futi thikën pas shpine, Kosovës me kufijtë dhe “Ballkanin e Hapur”.

Si përfundim, çdo mjet për largimin e këtij individi të paligjshëm është legjitim. Asnjë kompleks nuk duhet pasur në këtë betejë në emër të ligjit dhe të interesit publik aq të rrënuar e tronditur nga veprimet e këtij individi, që përfaqëson një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco