Tirana atraksion turistik i ndërtimit pa kriter

Tirana atraksion turistik i ndërtimit pa kriter

17:10, 12/02/2023
A+ Aa A-

Nga Arch. Enea Stavre

Tirana, atraksion turistik me kulla dhe ndërtime të shumta. Industria e ndërtimit ka një rol të madh në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e bizneseve të tjera që kanë lidhje me këtë sektor. Megjithatë,ky sektor është përballur me shumë sfida si rritja e kostos së ndërtimit,por edhe mungesa e fuqisë punëtore.

Rritja e ndërtimeve në Tiranë është shqetësuese sepse:

Ndërtimi pa kriter  ka sjellë derregullim të planifikimit urban, efekt negativ hapësinor dhe kufizim të hapësirave të gjelbërta.

Zgjerimi i shpejtë i aktivitetit të ndërtimit, gjeneron presione inflacioniste (ka rriturcmimin e banesave)

Ky sektor po shërben për pastrimin e parave.

Kohët e fundit, vërtet shohim një tendencë në rritje për të jetuar në Tiranë për shkak të mundësive që ofron kryeqyteti, por ky përqëndrim dhe dëshirë e qytetarëve që jetojnë në qytetet më të vogla apo në zona rurale nuk e justifikon ekspansionin apo rritjen e ndërtimeve në Tiranë. Sektori i ndërtimit, aktualisht po funksionin duke shpërfillur kërkesën e tregut pa asnjë studim.

I vetmi shpjegim logjik për rritjen e çmimit të apartamenteve që janë ndërtuar aktualisht, apo janë në proces ndërtimi, është rritja e kostove të ndërtimit. Megjithatë, rritje ka pësuar i gjithë tregu imobilar, kjo rritje e çmimeve nuk është aspak racionale, sepse çmimet për metër katror të banesave nuk janë në përputhje me nivelin e pagave apo standartin e jetesës në Shqipëri. Tirana disponon një ofertë të lartë të pasurive të paluajtshme dhe pavarësisht kërkesës, çmimi i tyre rritet në mënyrë të pajustifikuar.

Pritet që në dy apo tre vitet e ardhshme të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve, sepse sipas Federatës Evropiane të Industrisë së Ndërtimit, në vitin 2021 çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën nga 10% në 20%, kriza e vitit 2022 solli rritje të çmimeve  me 50%, duke rritur koston e ndërtimit dhe për rrjedhojë edhe çmimet në tregun e ndërtimit në Shqipëri. Blerja e një apartamenti në Tiranë është bërë e pamundur, pasi një çift i ri e ka të pamundur me të ardhurat nga paga, apo qoftë dhe me financim me kredi, sepse aktualisht dhe kostoja e kredisë është rritur me 30%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco