Obligimi i çdo shqiptari më 11 shkurt!

Obligimi i çdo shqiptari më 11 shkurt!

17:06, 09/02/2023 Nga Enri Vrenozi
A+ Aa A-

Më 11 shkurt në orën 12:00, unë do të jem para Kryeministrisë për të protestuar. Këtë herë ndryshe nga protestat e tjera çdo qytetar e ka obligim më shumë se kurrë t'i bashkohet opozitës në shesh. Po të shtunën më shumë se kurrë, shqiptarët duhet të vërshojnë në shesh jo për hallet dhe interesat personale të opozitës siç po propagandohet nga kjo mazhorancë e kalbur, por për problemet dhe padrejtësitë që ju rëndojnë në shpatulla për faj të kësaj pseudo qeverie.

Nuk duhet të protestoni për PD-në as për Sali Berishën as për Enrin por për veten familjen dhe të ardhmen tuaj! Nëse dikush ka kërkuar arsye për të protestuar më parë i ka patur me mijër dhe i ka akoma. Shqipëria është vendi më i varfër në rajon, vendi me rrogat mesatare më të ulëta.

Vendi jonë rënditet në më të pasigurtit në Europë teksa numërojmë qindra mijëra persona të larguar nga vendi. Kjo qeveri e ka shpopulluar Shqipërinë dhe panorama më e zakonshme që shohim në mediat britanike dhe evropiane janë gomonet e mbushura me shqiptarë që kalojnë kanalin e Le Mans dhe qeverinë britanike që i akuzon dhe i kryqëzon si kriminelë. A e meritojnë prindërit e të rinjve shqiptarë që fëmijët e tyre të largohen nga vendi duke rrezikuar jetën dhe më pas të njihen si kriminelë në mbarë Botën ? Jo nuk e meritojnë!

Nuk e meriton Shqipëria të jetë në këtë gjendje dhe është detyra jonë ta kthejmë në normalitet. Mbi të gjithë strumbullarin e vjedhjeve, koncesioneve, inceneratorëve, korrupsionit, vrasjeve shtetërore gjendjen e shkatërruar ekonomike, patronazhistëve, Edi Rama vazhdon të qeverisë Shqipërinë edhe pse e ka bërë të njohur ndërkombëtarisht vetëm si vendi I “të zezave”.

Të gjitha këto mësipër nuk përbëjnë më çudi, por tashmë makineria e fëlliqur elektorale është zhvilluar duke sjellë si risi Aktiv1st-in. Çdo punonjës administrate duhet të shkarkojë aplikacionin të bëjë “share” “likes” dhe comment në postimet e rrjeteve sociale të zyrtarëve socialistë. Të gjitha këto nuk janë asgjë para mega aferës korruptive Rama-McGonigal.

Me emër dhe mbiemër Edi Rama është përmendur 14 HERË në aktpadinë që akuzon Charles McGonigal drejtuesin e lartë të kundërzbulimit të FBI-së për lidhje të fshehta me kryeministrin shqiptar dhe këshilltarin bujar të Edvinit që punonte pa lekë, Dorian Duçka.

Qeveria e Ramës në 9 vite ka vjedhur ka rrënuar ka vrarë ka shpopulluar Shqipërinë tani më lekët e qytetarëve i ka shpenzuar për të zhdukur opozitën dhe për të shpallur non-gratta liderin e saj historik. Ndoshta dikush mendon se të gjitha këto mësipër janë shumë dhe askush nuk do t'i lexojë dhe mendojë, por tani ka ardhur koha që për të gjitha këto shqiptarët të kërkojnë llogari. 

MË 11 SHKURT TË GJITHË SË BASHKU DUHET T'I TREGOJMË EDVIN RAMËS SE KA ARDHUR KOHA QË AI TË JAPË LLOGARI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco