Kur thoshte se është lider botëror dhe askush se besonte-Nga Leonard Seferi

Kur thoshte se është lider botëror dhe askush se besonte-Nga Leonard Seferi

19:31, 27/01/2023
A+ Aa A-

Kur thonin se është lider botëror askush se besonte.

Pasi-

‘Zgjidhi problemin e Ukrainës kur ishte kryesues i OSCE’.

‘Pajtoi Erdoganin me Mitsotakis’.

‘U tha francezëve se duhet të votonin Macronin për të ardhmen e tyre’.

‘Bëri Open-Balkan që Serbia ta kërcënonte më lehtë Kosovën’.

‘Parashikoi me një saktësi të mprehtë se Trump-i nuk mund të fitonte kurrë përballë Clintonit’.

‘Çoji në hapësirë satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2' ku sipas ekspertëve, miliona dollarë nga buxheti u paguan për vetëm 8 minuta fotografime të vendit tonë’

‘Korruptoi me sukses të jashtëzakonshëm shumë diplomatë të huaj në vendin tonë’.

Dhe ja qershia mbi tortë

Ngjan sikur të jetë ndonjë promocion fund viti.

Me vetëm 225 mijë dollarë (që në Shqipëri as pastrueses s'ia mbushin syrin)  korruptoi shefin e FBI-së!

Në fakt kjo tregon se sa i 'zgjuar' është në një farë mënyre.

Problemi qëndron se i zgjuar është edhe djalli, por e përdor zgjuarsinë për së prapi.

Zgjuarsia dhe mençuria janë të ndryshme pasi jo çdo zgjuarsi tregon domosdoshmërisht   mençuri, por ç'do mençuri vjen si produkt i zgjuarsisë së ilustruar me vullnet dhe dëshirë për mirë.

Fatkeqësisht ne po qeverisemi nga frikacakë të zgjuar që me KÇK-në(kap ç'të kapësh) e famshme kanë uzurpuar ç'do institucion. Ata prevalojnë dukshëm mbi atdhedashësit e mençur që për shkak edhe të minorancës që janë por edhe për shkak të represionit deri në injorim nga partia-shtet nuk kanë thuajse aspak ndikim në asnjë instancë shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco