Dita botërore e Arsimit/ Në Shqipëri kemi pasur fushata dhe propagandë

Dita botërore e Arsimit/ Në Shqipëri kemi pasur fushata dhe propagandë

12:46, 24/01/2023
A+ Aa A-

Nga Qemal Qejku/

Në ditën Botërore të Arsimit zyshë Evisi ka kohë të merret dhe me takime politike të partisë mëmë. Në fakt këtë ka bërë gjithmonë, sigurisht mendon se ka  "detyrime"karshi atyre që i dhanë karrigen. Por po ta kujtoj zonja ministre që në tekstin e OKB për arsimin thuhet: "Arsimi është një e drejtë njerëzore universale", "Arsimi është çelësi i zvillimit të qëndrueshëm",  "Për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë". Në fakt, këto vite në Shqipëri, kemi pasur fushata dhe propagandë, por në realitet kemi parë:

1. Largim të moshës më së re jashtë vendit, se helbete arsimi cilësohet në politikën ndërkombëtare si "një ndër mjetet efikase për të dalë nga varfëria", por këtë qeverisja jonë mesa shihet e ka kuptuar ndryshe;

2. Mbyllje të shkollave në shumë zona;

3. Kushte jo të mira në shkollat e zonave urbane (sistem ngrohje - ftohje, bazë e dobët materiale, mungesë e laboratorëve) ;

4. Hapje me ligj e shkollave të bashkuara, ku i njëjti  mësues jep mësim nga klasa I  deri te ajo XII;

5.Diskriminim i shumë zonave që nuk kanë qasje në internet e TIK ;

6. Nisje të reformave ende pa testuar dhe degradim që shkon deri në dështim.

Pa përmendur pastaj palo nismat si ajo "3 lëndë në 6 orë" ;

7. Nisma antikombëtare me gjuhë të huaj që në klasë të I dhe shkatërrim gradual të shqipes.

8. Dështim në menaxhimin e pandemisë, përveç një platforme në TVSH, por e pamjaftueshme e joefektive për një orë mësimi ;

9.Diskrimin të mësuesit me një superngarkesë në lloj lloj dokumentacioni dhe të pa paguar (rritja e rrogës reale përkon me atë në 2012-ën) dhe heqjen e rrogës së 13-të ;

10. Mungesë transporti nxënësish dhe mësuesish zonja politikane.

Pa kaluar më tej te politikat tuaja të vakëta të gjithpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta, që vetëm po të shohësh strapacimin e prindërve sa andej këtej e kupton se sa "efikase" janë.

Besoj ju mjaftojnë këto zonja ministre si kujtesë në DITËN BOTËRORE TË ARSIMIT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco