Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Nga inceneratorët tek aspiratorët

Nga inceneratorët tek aspiratorët

14:00, 12/01/2023
A+ Aa A-

Nga Leonard Seferi

Besoj se shumë nga ne kemi dëgjuar për eksperimentin e një bretkose që autori Daniel Quinn flet në librin e tij  'Historia e B'(The story of B). Ai shkruan se nëse një bretkosë e hedhim në një enë me ujë të nxehtë që valon, bretkosa do të hidhet menjëherë jashtë kësaj ene. Por, nëse bretkosën e fusim në një enë me ujë normal dhe e nxejmë ujin gradualisht, bretkosa nuk do të reagojë fare për këtë ndryshim por do të dehet në ngrohtësi, derisa të ngordhë dalëngadalë nga temperatura e lartë e ujit.

Për fat të keq;

Jemi në enë, e madje edhe të lidhur, ku dalëngadalë dhe dita ditës po mbytemi!

Nuk kalon javë e nuk kalon muaj që lloj-lloj skandalesh e dallaveresh të mos dalin sheshit.

Nga PPP-ja më korruptive e shëndetsisë, tek vdekjet e njerëzve në zyra të bashkive, për shkak të një ndihme sociale!

Nga vrasja e Klodian Rashës, tek vrasja me skaf e një fëmie në breg të detit nga efektivë të policisë madje edhe të niveleve drejtuese!

Nga vjedhjet me inceneratorë, tek vjedhjet nëpër aspiratorë!

Kryebashkiakë që edhepse garojnë me vetveten, (sepse opozita e kohës në 2017 nuk hyri në zgjedhje), shkarkohen si pasojë e dosjeve të vendeve te BE-së, ku sipas atyre dosjeve kryebashkiakët e zgjedhur në formë të njëanshme na dalin të inkriminuar!

Nga tenderimet fiktive deri tek goditja dhe eliminimi i shtresës së mesme në vend!

Lexuesit dhe të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se sa e sa shumë probleme na ndodhin ç'do ditë. Sa e sa shumë zullume i ndodhin këtij mileti!

Fatkeqësi kombëtare!

Mjerim!

Është imediate një reagim fortë e i pa-kompromis nga e gjithë shoqëria, por sidomos nga mendimtarët, ndērtuesit e opinionit publik, ajka intelektuale e vendit, kundër abuzimeve të pafund dhe kundër politikave antikombëtare, që detyrojnë shqiptarët të marrin rrugët e mërgimit!

Është imediate që, kushdo që mendon të rrisë fëmijët në këtë vend, të nxisë nervin e sfilitur( të cilin ndoshta nuk e patëm kurrë) të reagueshmërisë kollektive kundër virusit të së keqes që ka kapluar këtë vend!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco